Vetaksident fatal në Suharekë, humb jetën një 52-vjeçar

Një person 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës.

Aksidenti është raportuar rreth orës 10:06, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga B.U., 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë, i cili pas aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pavarësisht trajtimit mjekësor, 52-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky vetaksident.

Ky është një tjetër rast fatal në trafikun rrugor në Kosovë, në një periudhë kur numri i aksidenteve me pasoja të rënda vazhdon të mbetet shqetësues. Vetëm gjatë ditëve të fundit, gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika