Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istogut, ku një person ka pësuar lëndime trupore pasi me veturën e tij ka goditur një shtyllë elektrike.
Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:20, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur shtyllën elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore së bashku me hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të rastit.