Sot ka ndodhur një vetaksident në dalje të Suharëkës, tek Qafa e Duhles.

Arsyeja e këtij vetaksidenti është që shoferi ka humbur kontrollin e kamionit.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion”, ka thënë Bytyqi.