Vetaksident në Suharekë, vdes një person
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në mes të fshatrave Shirokë dhe Sopij në Komunën e Suharekës, ku një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin. “Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente policia ka marr njoftim se […]
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në mes të fshatrave Shirokë dhe Sopij në Komunën e Suharekës, ku një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin.
“Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente policia ka marr njoftim se në mes të fshatit Shirok dhe Sopij në Suharekë ka ndodhur një vet-aksident. Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëherë ka dal në vendngjarje. I lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se I lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar”, ka njoftuar Bytyqi.















