Një vetaksident trafiku është shkaktuar sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në Vojtesh.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka pësuar vozitësi i kamionit.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Vetaksident i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë vendi i quajtur Vojtesh. Si pasojë e vetaksidentit lëndime ka pësuar shoferi i kamionit”, tha Zahiti.