Vetaksidentohet një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohen katër persona
Në rrugën Prishtinë – Pejë kanë mbetur katër persona të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të shtunën në mbrëmje. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. AKrasniqi ka bërë të ditur se lënduarin kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Në ora 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku […]
Në rrugën Prishtinë – Pejë kanë mbetur katër persona të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të shtunën në mbrëmje.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
AKrasniqi ka bërë të ditur se lënduarin kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Në ora 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.















