Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e katër shtatorit është njoftuar për një aksident trafiku (vetaksident), i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit.
Policia njofton se në këtë vetaksident ishte i përfshirë njё automjet VW me targa vendore.
“Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, i cili me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos u përshtatur kushteve tё rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb”, njofton Policia e Kosovës.
Policia ka shtuar se si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё.
“Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё”, vijon njoftimi.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.