Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e vjehrrit me thikë

Para pak minutash është vetëdorëzuar në polici, Edon Bujupi, i dyshuar për vrasjen e vjehrrit me thikë

Para pak minutash është vetëdorëzuar në polici, Edon Bujupi, i dyshuar për vrasjen e vjehrrit A.K. me thikë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, të mërkurën mbrëma, policia njoftoi se në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, një person theri me thikë babanë e bashkëshortes.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.

Po ashtu, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika