Vetëm barazim ndaj Rumanisë, zbehen gjasat e “Dardanëve” për kualifikim në EURO 2024

Kosova ka vazhduar me barazime në kualifikimet për Euro 2024. Të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova luajti pa gola ndaj Rumanisë

Foto: Kallxo.com

Kosova ka vazhduar me barazime në kualifikimet për Euro 2024. Të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova luajti pa gola ndaj Rumanisë.

“Dardanët” e kanë dërguar topin në rrjetë, por goli i shënuar është anuluar për pozitë jashtë loje. Në minutën e 69-të, Edon Zhegrova goditi me kokë pas krosimit të Bersant Celinës. Topi përfundoi në rrjetë dhe arbitri pranoi golin. Pos pas rishikimit të situatës në sistemin VAR, arbitri anuloi golin për ofsajd.

Në minutën e 92-të, Vedat Muriqi lëshoi rast të artë, duke goditur nga zona, por topi shkoi mbi portë.

Kosova në mars kishte barazuar 1:1 në udhëtim me Izraelin dhe më pas në shtëpi me Andorrën. Tani i ka tri pikë, katër më pak se Rumania që mbetet e dyta. Zvicra udhëheq në grup me nëntë pikë, ndërsa Kosova e mban vendin e tretë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika