Vetëm dy marrëveshje gjatë mandatit të Lajçakut

Miroslav Lajçak do të përfundoj mandatin e tij si i deleguar special i BE-së për dialogun në fund të gushtit të 2022. Ende nuk dihet nëse do të ketë vazhdim të mandatit megjithatë përgjatë dy viteve mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur vetëm dy marrëveshje, të cilat i ka negociuar sllovaku Lajçak

Kur kishte marrë mandatin si i deleguar i Bashkimit Evropian(BE), për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati sllovak Miroslav Lajçak, kishte deklaruar se Ballkanin Perëndimor gjithmonë e kishte pasur në zemër.

Mirëpo, nga momenti kur ka marrë këtë pozitë, mes palëve janë arritur vetëm dy marrëveshje, ajo për targa dhe së fundmi marrëveshja për energjinë.

E kjo po shihet si jo shumë punë e suksesshme e sllovakut.

Visar Ymeri, Drejtor i Institutit “Musine Kokalari”, ka thënë se BE do të mund të gjej një person më të përgatitur për punën të cilën e ushtron Lajçak, megjithatë shton se përgjegjësinë e dështimeve duhet ta marrin edhe palët.

“Në procesin e dialogut ne aktualisht jemi duke i ringjall marrëveshjet e nëse e masin kështu atëherë nuk i ka pasur ndonjë përparim kushedi se çfarë në dialog. Ne ende në procesin e dialogut aktualisht po i ringjallim marrëveshjet e kaluara, psh kjo për energjinë është arritur në vitin 2013 pastaj ajo për traget e vitit 2016. Pra kemi marrëveshje për implementim dhe bie që nuk kemi marrëveshje të re”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë ndër të tjera se së fundmi është raportuar se shtetet e Bashkimit Evropian janë pro vazhdimit të mandatit për Lajcakun.

“Lajçak është një prodhim i një kompromisi Brenda BE-së se kush duhet të shërbej në këtë drejtim, natyrisht mundet me u gjet njerëz më të mirë e me të aftë për këtë punë. Por prap po them mos të zhvendosim përgjegjësin nga vetja tek dikush tjetër”, ka shtuar ai.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga BE nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.

“Mandati i EUSR-ve zgjatet apo ndërrohet me propozim të Përfaqësuesit të Lartë, i cili pasohet nga konsultime dhe procedura standarde ndërmjet Shteteve Anëtare. Dialogu është një proces i lehtësuar nga BE-ja. Procedura standarde për rinovimin e mandatit të EUSR-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor nuk ndikon në vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peter Stano, zëdhënësi  i BE-së.

Edhe ShBA kishte emëruar emisar për dialogun, mirëpo pozita e tij nuk është riaktivizuar pas mandatit të Joe Biden, si president megjithëse ka të dërguar për Ballkanin Perëndimor, ashtu siç kanë edhe Britania e Madhe dhe Gjermania.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika