Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit shkurt 2024, kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë eurove, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro. Mërgata në janar dhe shkurt ka dërguar në Kosovë rreth 88 milion euro

Milionat nga mërgata vetëm gjatë muajit shkurt

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave për janar 2024 dhe ato preliminare për shkurt 2024. Sipas BQK-së, vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti, 87.9 milionë euro mërgata ka dërguar para në Kosovë.

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024, kanë arritur vlerën e 555.2 milionë eurove, duke shënuar rritje për 15.1 milionë euro.

“Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit e tjerë financiarë në muajin shkurt 2024 ishte 41.4 milionë euro”, ka njoftuar BQK-ja.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.8%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 29.0% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.6%.

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit shkurt 2024, kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë eurove, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për muajin shkurt 2024 ishin rreth 87.9 milionë euro, duke arritur kështu vlerën prej 174.3 milionë euro (preliminare).

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika