Gazetari Lirim Mehmetaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si po menaxhon me buxhetin e shtetit.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Qeveria ka dërguar mesazh të qartë te komunat e Kosovës, duke thënë se “vetëm nëse jeni me ne merrni para, nëse nuk jeni nuk merrni”

“Për VV-në me këtë buxhet nuk ka i majtë i djathtë e i pasur e i varfër, tash ka me VV-në edhe pa VV, kjo është aparteidi në Kosovë. Këta që janë me VV marrin pare, këta kundër nuk marrin. Nëse nuk jeni me mu nuk merrni pare, ky është mesazhi”, tha ai.

Kjo metodë, sipas tij, mund të mos ketë sukses, sepse sipas tij, populli e kupton keqpërdorimin që po e bën Qeveria.

“Nuk jam ka them që do të ketë sukses, sepse shqiptarët nuk janë analfabetë siç thotë ai… Ne jemi të varfër, por edhe të vjedhur. Këshilltar që punësohen dhe marrin paga marramendëse që shkojnë në disa xhepa”, tha ai.

Në fund, Mehmetaj theksoi se vitin e ardhshëm mund të ketë zgjedhje të përgjithshme.