Vetëm një vendvotim me kusht në Zubin Potok

Zyrtari i caktuar nga KQZ-ja për Komunën e Zubin Potokut, Agim Kastrati, ka deklaruar se procesi i votimit pro ose kundër kryetari të kësaj komune, Izmir Zeqirit, ka filluar me kohë dhe deri tani nuk ka ndonjë problem të theksuar.

Ai, derisa ka treguar se sa qendra të votimit janë në këtë komunë, ka shtuar se sa i përket sigurisë nuk ka asnjë problem.

“Mund t’iu informojë se në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit që tanimë veç janë të reduktuara, fuzionuara. Komuna e Zubin Potokut do të kishte 14 qendra të votimit me 15 vendvotime, duke marrë parasysh se e kemi edhe vendvotimin me kusht, pra sipas ligjit kemi vetëm një vendvotim me kusht. Kemi pesë qendra të votimit me 11 vendvotime. Të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë tani janë të hapura dhe janë të gatshme t’i presin votuesit e parë”, tha Kastrati.

Kastrati tha se në këtë proces është angazhuar edhe policia. Ndërsa ka theksuar se përveç disa problemeve teknike, nuk ka probleme të tjera të theksuara. Ai ka thënë se ka siguri për të vazhduar ky proces votimi.

Mes të tjerash, ai ka thënë se deri në këto momente asnjë qytetarë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë komunë. Në këtë komunë kanë të drejtë vote mbi 6 mijë e 600 qytetarë në pesë qendra të votimit me 11 vendvotime. Po ashtu, në këtë objekt të komunës është e vetmja qendër që mund të votohet me kusht./KP

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika