Vetëplagoset aksidentalisht me armë, Policia i konfiskon pistoletën e i gjen marihuanë

Policia e Kosoves ka njoftuar se një person ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Nga viktima është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit pistoletë me gjashtë copë fishekë. Gjithashtu njoftohet se i është gjetur edhe një sasi substance narkotike e llojit marihuanë.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK për shkak të dyshimit se nga pakujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri pistoletë. Nga viktima, tani i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar arma-pistoletë me gjashtë copë fishekë një predhë e shkrepur dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është cilësuar si “Posedim i paautorizuar i armës” dhe “Posedim i substancave narkotike”.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika