Një burrë ka kërkuar trajtim mjekësor në Drenas, ku dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet të jetë përdorur nuk është gjetur ende.

“Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është vetë-plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport.