Veteranët me aksion tek EULEX-i në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Veteranët kanë nisur një protestë simbolike para objektit të EULEX-it, në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Veteranët e mbledhur në duar mbajtët një shirit në të cilin shkruhej “Pesë vjet padrejtësi e organizuar, 5 vjet turp ndërkombëtar”.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar këtë moment edhe përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë periudhë si pesë vjet padrejtësi.

“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike” thuhet në reagimin e OVL-së.

Kujtojmë se OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

OVL e UÇK-së: Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, pesë vjet padrejtësi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika