Pas publikimit të audio-incizimeve ku Mimoza Kusari – Lila flet me Sllavko Simiqin për veteranët, këta të fundit kanë paralëjmëruar se do të marrin masa në kundërshtim të Qeverisë së Kosovës.

Në një prononcim për Portalin Dukagjini, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se veteranët janë duke i diskutuar disa forma të kundërshtimit ndaj qeverisë.

Protestat, sipas tij, do të jenë të pashmangshme.

Gazeta “Nacionale” e ka publikuar pjesën e 3-të të audio-incizimeve në mes të Slavko Simiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës.

Në këtë audio-incizim dëgjohet Kusari-Lila teksa me Slavko Simiqin bisedojnë edhe për çështjen e veteranëve. Kusari-Lila i ankohet Simiqit duke thënë se si listat e veteranëve janë fryer.