Veteranët tentojnë të futen në Kuvend

Veteranët e luftës së UÇK-së, kanë tentuar të hyjnë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë thyer rrethojat e janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Policia ndërkaq, po qëndron para dyerve të Kuvendit, ku janë edhe protestuesit, të cilët e kanë bllokuar hyrjen.

Policia e Kosovës iu është përgjigjur protestuesve duke hedhur gaz lotsjellës.

Kjo ka ndodhur pas një fjalimi të U.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se arsyeja e protestës është injorimi i Qeverisë së Kosovës, si dhe mospërfshirja e tyre në ligjin për pagën minimale.

“Sot dëshmojmë se tentimi i mohimit i kontributit të ushtarëve nga institucionet e Kosovës nuk do të ketë sukses, fatkeqësisht duhet të protestojmë në mbrojtje të vlerave të luftës, sot duhet të protestojmë për shkak se po u shkelen të drejtat tona dhe vlerat e luftës, neve na mohohet lufta që e bëmë, ne kishim takim me këtë pushtet dhe i kemi shprehur shqetësimet tona në ndryshimet që do t’i bëjnë pa neve, që jemi kategori ligjore, në momentet e fundit na është sakatosur ligji”, ka thënë Klinaku.

Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe po brohorasin akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Le ta di mirë Albin Kurti, që nuk mund të luajë me veteranët e luftës, sot i kemi veteranët duke u maltretuar në burgje të Hagës. Ne jua kemi pru lirinë”, dëgjohet të thotë njëri nga protestuesit

Po ashtu, kësaj proteste i ka dhënë përkrahje edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ndërkaq, në të njëjtën ditë, të hënën mblidhet edhe Kuvendi i Kosovës, ku njëra nga pikat e rendit të ditës do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ditë më parë, Klinaku e kishte paralajmëruar këtë protestë për të kundërshtuar, siç kishte thënë, tentimin e pushtetit për t’i larguar veteranët nga e drejta për t’u përfshirë në ndryshimet e pagës minimale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika