Agim Pllashniku veteran i UÇK-së, bëri një protestë të pazakontë pak para vazhdimit të 50 –të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai protestoi me shalqi në dorë, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Albini na ka rrejt, na premtoi bashkim kombëtar. Po ua zemrën popullit, po edhe deputetëve. Ai po ha bostanin e Greqisë se atje po rri. Nuk po e ha bostanin e Shqipërisë që është për bashkim kombëtar”, tha ai Para mediave.