Vetëvendosja ‘thumbon’ dialogun Kosovë-Serbi

Lëvizja Vetëvendosje akuzon qeveritë e kaluara për bisedimet Kosovë-Serbi, duke thënë se ato kishin filluar si teknike dhe kanë përfunduar politike, me marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Ilustrim- flamuri i Kosovës dhe flamuri i Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në 9 vjetorin e fillimit të bisedimeve politike mes ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Hashim Thaçi, ish-kryeministër i Kosovës( majtas) dhe Ivica Daçiq, ish- kryeministër i Serbisë( djathtas)

Më 8 mars të vitit 2011, qeveria e atëhershme ka filluar bisedimet politike me Serbinë të cilat i quajti bisedime teknike. Këto bisedime filluan vetëm tre vjet pas shpalljes së pavarësisë, tetë muaj pas fitores së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) e cila vulosi legalitetin e shpalljes së pavarësisë, 5 muaj pas rezolutës së OKB-së, e cila bënte thirrje për dialog për promovim të bashkëpunimit, progresit dhe përmirësimit të jetës së njerëzve, dhe as 3 muaj pas “të gjeturave” të Raportit Dick Marty.

Dick Marty

I gjithë ky paragraf, ishte sfondi kur filluan bisedimet teknike me Serbinë, në kulmin e arritjes së shtetësisë së Kosovës, pas vendimit të GjND-së dhe me një rezolutë të OKB-së që bënte thirrje për përmirësim të jetës së njerëzve.

”Si pjesë e opozitës së atëhershme ne jo vetëm kemi kundërshtuar bisedimet politike me Serbinë, madje duke kaluar edhe një rezolutë me 10 mars 2011 në Parlamentin e Kosovës, por edhe kemi protestuar”, është shkruar në postimin e LVV-së.

Pamje të një proteste të Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës

Partia e tanishme në pushtet, gjatë asaj kohe në opozitë, këto bisedime politike i kishte kundërshtuar, jo vetëm se nuk donte dialog me Serbinë për çështje të pazgjidhura, por sepse nuk donte negociata politike për çështje të brendshme të Kosovës.

Këto bisedime, sipas tyre, ishin negociata pa parime, kufizime dhe pa transparencë të udhëhequra nga njerëz të kompromiseve me Serbinë.

Ende pa u bërë një vit nga fillimi i dialogut, më 24 shkurt 2012 sjellet marrëveshja e parë politike, që njollosi pavarësinë e Kosovës edhe tekstualisht duke i vendosur pavarësisë një fusnotë. Fusnota i bishtnohet pavarësisë duke e ngrehur nga pas UNMIK-un tashmë qe 10 vjet, thuhet në postim.

Një vit pas njollosjes së pavarësisë, me 19 prill 2013, qeveria e atëhershme kishte nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (“Zajednica”), duke e negociuar veriun e Kosovës me Serbinë e duke shkelur rëndë kushtetutën e vendit, karakterin shumetnik dhe decentralizimin etnik të vendit që e kishin mbrojtur me aq zell.

Nënshkrimi i marrëveshjes për ‘Zajednica’

”Marrëveshja e 19 prillit 2013 shkel në tërësinë e saj karakterin shumetnik të kushtetuës, por edhe parimin e vetëqeverisjes lokale, organizimin dhe kompetencat e komunave komunave duke krijuar kështu, një institucion të ri njëetnik i cili vendoset mbi komunat  në mes pushtetit qendror dhe atij lokal me rol përfaqësues e si organ vendimmarrës e organizativ vetëm për komunat me shumicë serbe”, sipas LVV-së, thënë shkurt, ”një Republika Sërpska” në tentativë brenda Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ashtu siç ndodhi edhe me shumë marrëveshje të tjera të dëmshme, qeveria asokohe e PDK-së u kujdes, që këtë akt të rëndë të shkeljes së kushtetutës e sovranitetit të vendit ta ”legjitimojë” në Parlamentin e Kosovës.

Kur në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese ka interpretuar marrëveshjen e 25 gushtit 2015 për kompetencat e Asociacionit të nënshkruar nga LDK dhe PDK, e që buronte nga marrëveshja e 19 prillit 2013, ajo ka nxjerrë asociacionin të paligjshëm dhe praktikisht të pazbatueshëm, pasi nuk ka vend në kushtetutën shumetnike për organizma një-etnik.

”Kjo është edhe trashëgimia që na lanë pas në këtë dialog: ne opozita e dikurshme që protestonte kundër Pakos së Ahtissarit me decentralizim etnik, sot në qeveri duhet ta mbrojmë Kosovën (me gjithë Pakon e Ahtissarit) nga asociacioni njëetnik. E sikur kjo të mos mjaftonte për të keq, po atë ditë, më 19 prill 2013, ish-kryeministri Thaçi i dërgoi letër ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, ku njëanshëm i zotohej që FSK-ja nuk do të kalojë lumin Ibër!’’, është shkruar në postim tutje.

Gjithashtu, është shkruar se duhet të rikujtohet e risjellet në vëmendje që statusi i Kosovës është vendosur me 17 shkurt 2008, dhe se Kosova është vend i pavarur dhe sovran.

Ajo që ka mbetur pa u zgjidhur është statusi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Është evidente që Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën, prandaj edhe nevojitet njohje reciproke ashtu edhe siç e ka theksuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Në përfundim të postimit të LVV-së thuhet se njohja mes Serbisë e Kosovës duhet të vijë nga një dialog parimor e transparent ndërmjet palëve të barabarta, siç është përcaktuar në rezolutën e OKB-së për dialog, prej së cilës përfitues duhet të jenë qytetarët.

Pamje të bisedimeve Kosovë-Serbi

9 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika