Vetëvendosje akuzon LDK-në për presion ndaj votuesve në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj një rasti ku pretendojnë se ka shkelje të rregullave zgjedhore në një nga qendrat e votimit në kryeqytet.

Sipas njoftimit nga VV, rreth orës 10:30 minuta, tek hyrja e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, e cila është njëra ndër qendrat e votimit të Komunës së Prishtinës, është parë një person i identifikuar si Art Merkoja, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e kryetarit aktual të Prishtinës, teksa mbante distinktiv me logon e subjektit politik që e përfaqëson.

Vetëvendosje e ka cilësuar këtë veprim si shkelje të rregullave zgjedhore dhe presion mbi votuesit, duke theksuar se “shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit është e ndaluar dhe bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregulloren Zgjedhore 07/2024 të KQZ-së”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu si çdo subjekt apo palë tjetër, do duhej të ishte e shqetësuar për shkeljen e ligjit dhe të rregullores së qartë të KQZ-së. Vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve”, thuhet në reagimin e VV-së.

Në përfundim, VV ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës për votë të lirë, si dhe në denoncimin e çdo shkeljeje që cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika