Vetëvendosje bën koalicion me partinë e Emilja Rexhepit në Prizren
Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Re Demokratike (NDS) të Emilia Rexhepit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prizren. Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se është pajtuar me kryetaren e NDS-së dhe zëvendëskryeministren në detyrë, Emilija Rexhepi, për të bashkuar forcat në […]
Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Re Demokratike (NDS) të Emilia Rexhepit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prizren.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se është pajtuar me kryetaren e NDS-së dhe zëvendëskryeministren në detyrë, Emilija Rexhepi, për të bashkuar forcat në balotazh.
“Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me znj. Emilija Redžepi, kryetare e Partisë NDS, që përfaqëson me dinjitet komunitetin boshnjak të Prizrenit. Ne u pajtuam që NDS-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i kemi përfshirë në buxhetin e Republikës së Kosovës,” ka shkruar Abrashi në Facebook.
Ai ka shtuar se marrëveshja përfshin edhe funksionalizimin e Qendrës Kulturore Boshnjake, kthimin e të drejtave të komunitetit dhe emërimin e një zëvendëskryetari të komunës për komunitete.
Sipas Abrashit, ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.















