Vetëvendosje ende s’ka datë për seancën për votimin e qeverisë

Kanë mbetur edhe 5 ditë deri në përfundimin e afatit për seancën për votimin e Qeverisë, e Lëvizja Vetëvendosje as nuk e ka mbështetjen e asnjë partie për t’i siguruar 61 vota, e as nuk po e tregon datën në të cilën do të thirret seanca. Analistët politikë vlerësojnë se bllokada që ka prodhuar pasoja politike dhe ekonomike, në të cilën të gjithë e kanë nga një pjesë të fajit, me shumë gjasa do të prodhojë zgjedhje por nuk është e sigurt se a do të sjellë zgjidhje

Qëndrimet që Ramush Haradinaj i dha pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, të enjten në mbrëmje, e dëshmuan që edhe deklaritivisht asnjëra parti nga ish-blloku opozitar nuk do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër dhe kabinetin e tij për qeverisje të re.

Qëndrimet janë të qarta, ata kërkojnë zgjedhje të reja, e Lëvizja Vetëvendosje që e ka edhe një mundësi për qeveri e kërkon votën por jo me marrëveshje politike për ta ndarë pushtetin.

Qeveria kalimtare deri në pranverë në krye me Konjufcën, sipas deputeti Enver Haliti është mundësi e jashtëzakonshme që kërkon reflektim nga opozita e jo refuzim të pavend.

“LVV asnjëherë nuk i është frikësuar zgjedhjeve, dhe ne kemi qenë gati gjithmonë, mirëpo është dëm për shtetin është dëm për insitucionet është dëm që të shkojmë në zgjedhej të reja, pa u votuar buxheti, pa u votuar buxheti i tri komunave, Gjilan, Prishtinë dhe Zubin Potok, pa u votuar plani i rritjes i BE-së dhe i Bankës Botërore, përndryshe VV nuk i frikësohet zgjedhje dhe nuk ia është frikësuar asnjëherë jemi gati”, ka thënë Enver Haliti – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Haliti nuk ofroi informacione për përpjekjet që po i bëjnë për t’i bindur partitë tjera për t’i votuar duke thënë se ftesat për takim i takojnë mandatarit Kojnufca i cili ka kohë edhe 5 ditë që ta thërras seancën dhe ta testojë veten nëse i ka 61 vota ose jo.

Ky barrikadim i ish-bllokut opozitar dhe i Lëvizjes Vetëvendosje sipas analistëve politikë është papërgjegjësi politike e cila ka sjellë pasoja politike por edhe ekonomike.

Analisti Muhamet Hajrullahu vlerëson se secila parti politike e mbanë një pjesë të fajit.

“Përgjegjësia bie mbi subjektin e parë natyrisht, subjekti më i madh natyrisht por edhe ndaj të tjerëve të cilët nuk janë duke dhënë ndonjë zgjidhje ose duke u bashkuar me e largu Kurtin, sepse atje deri dje thanë se do ta largojnë, pra as nuk po bashkohen me Kurtin e as nuk po bashkohen bashkë për me rrëzu Kurtin”, ka thënë Muhamet Hajrullahu – Analist politik.

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë deri më 19 nëntor që ta thërras seancën për votimin e Qeverisë, në rast se nuk votohet e njëjta, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më së largu në javën e tretë të dhjetorit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika