Vetëvendosje: Faleminderit qytetarëve që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati
Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar zyrtarisht, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim historik të mbështetjes qytetare ndaj këtij subjekti politik. Vetëvendosje ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen, duke theksuar se vota e dhënë për këtë parti është votë për siguri […]
Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar zyrtarisht, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim historik të mbështetjes qytetare ndaj këtij subjekti politik.
Vetëvendosje ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen, duke theksuar se vota e dhënë për këtë parti është votë për siguri dhe begati.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikën e Kosovës. 486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati. Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”.















