Vetëvendosje ka shkelur parimet e 2021-tës, thotë Qorrolli

Analisti Adem Qorrolli ka kritikuar qeverisjen aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ajo nuk ka arritur të përmbushë parimet kryesore mbi të cilat, sipas tij, është votuar në zgjedhjet e vitit 2021.

Në Debat Plus, Qorrolli tha se fillimisht kishte mbështetur ndryshimin politik me pritshmëri për luftim të korrupsionit, rritje të meritokracisë dhe forcim të institucioneve me kuadro profesionale.

Megjithatë, ai u shpreh se, sipas tij, këto pritje nuk janë përmbushur.

“Edhe pse e kam votuar edhe unë në 2021, e kam votuar mos të them për 5 parime. Parimi i parë ka qenë luftimi i korrupsionit, por jo me vjedh rrymë kaq shumë. Meritokracinë, por jo me i shti militantë në parti. Me pas kuadro profesionale në Kuvend, por jo Dimal Bashën ministër…

Ky është niveli i degradimit se çfarë ministra kem dhe unë a pres të bëjnë qeveri, jo. un pres në tetor zgjedhje. Sepse ky do të konsumojë edhe LDK-në që e ka zvogëluar…”, ka thënë Qorrolli.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika