Vetëvendosje: Kosova do ta ketë rritjen më të lartë reale ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2023-2025

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se pritjet e qytetarëve të Kosovës për përmirësimin e ekonomisë së vendit kanë rënë rreth 10% për vitin 2023. Megjithatë, ata besojnë se Kosova do të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2023, 2024 dhe 2025

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë se 10 për qind janë rritur pritjet e qytetarëve të Kosovës për vitin 2023, për përmirësim të ekonomisë së Kosovës.

LVV-ja konsideron se Kosova do ta ketë rritjen me të lartë në rajon edhe për vitet 2024 dhe 2025.

Sipas LVV-së, në vitin 2022 pritjet kishin qenë 49 për qind, ndërsa sa i përket vitit 2023, pritjet janë 59 për qind.

“Pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për përmirësim të ekonomisë në vitin 2023 janë më të larta sesa vitin e kaluar dhe më të lartat në rajon, thotë Barometri Ballkanik për vitin 2023”, thuhet në postimin e LVV-së.

Më tutje, LVV-ja ka thënë se Kosova deri në vitin 2025 do të jetë e para në Ballkanin Perëndimor për rritjen me të lartë ekonomike.

“Banka Botërore në prill të këtij viti pati thënë se Kosova do ta ketë rritjen më të lartë reale ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2023, 2024, dhe 2025”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika