Vetëvendosje nuk i ka numrat e mjaftueshëm për konstituim të Kuvendit, thotë Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e tij që po i quan “organik” nuk  i ka numrat e mjaftueshëm të deputetëve për të përmbyllur çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Se a mund të merr ndonjë deputet Vetëvendosje nga LDK, Haziri ka thënë se “prostitucionin politik” nuk e favorizon dhe as nuk e pret, por që në krijimin e legjislaturës së kaluar ka ndodh.

“Prostitucion politik është kur ti gjuan pa asnjë kriter, pa asnjë kusht me bind njerëz, me marr në kampin tënd për një numër, se aty nuk merret për dije deputeti, merret për dorë”

“Nëse ne vazhdojmë me udhëheqë politika të numrave, edhe fushata zgjedhore nga Vetëvendosje është udhëheq me numra, me 500 mijë, nuk u fol për diçka tjetër, u fol për 500 mijë, u fol për numër, me ja dhanë duart e lira numrat. Tash nëse vazhdon kjo me bë gjuetinë e deputetëve për numra, është fillim i keq i këtij mandati “, është shprehur Haziri në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se në LDK me siguri nuk ka emër të përveçëm i cili lëviz politikisht.

“Në LDK me siguri nuk ka emra të përveçëm i cili lëviz politikisht e mu bë nga një deputet i zgjedhun me mandat mu bë numër i dikujt. Tani interesa politike ka, ofertat politike siç duket kanë fillu në kampe të caktume politike por jo në raport me LDK-në”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika