Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, para fillimit të seancës së Kuvendit, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të reflektojë, duke shtuar se kryeministri në detyrë ka deklaruar se i kanë votat për Qeveri, por jo për Kuvend.

Ai tutje ka thënë se nuk e kupton se çfarë pozicioni po mban Kurti.

“Por, ne jemi të gatshëm të japim votën për tre emra konkretë,” ka shtuar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka thënë se AAK është e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim lidhur me propozimin e LDK-së për krijimin e një qeverie tranzitore.

“Ne jemi të hapur, të gatshëm për bashkëpunim dhe për të gjetur zgjidhje. Kemi thënë për qeverinë e opozitës se nuk kemi ndonjë emër ose preferencë të caktuar. Kemi deklaruar se nuk kemi kushte dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë,” ka përfunduar Haradinaj.