Vetura bie nga 10 metra lartësi, vdes një 70-vjeçar dhe lëndohet një 67-vjeçare në Prizren
Një burrë 70-vjeçar ka ndërruar jetë dhe një grua 67-vjeçare është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Prizren-Reçan. Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lugun e […]
Një burrë 70-vjeçar ka ndërruar jetë dhe një grua 67-vjeçare është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Prizren-Reçan.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lugun e lumit, ku vetura ka rënë nga lartësia rreth 10 metra.
“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954 , mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humb kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës, e godet anësoren dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra”, ka thënë Bytyqi.
“Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet i vdekur në vend, ndërsa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957 ) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”.
Po ashtu, sipas tij, në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.















