Vetura bie nga ura në Prizren, vdes një i ri

Ilustrim

Një person rreth moshës 20 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti, i cili ka ndodhur gjatë ditës së diel në Prizren.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës është lënduar, ndërsa pasagjeri ka vdekur.

Sipas tij, deri te vetaksidenti ka ardhur pasi shoferi nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka rënë nga ura.

“Në mëngjes në orën 04:55, ka ndodhur një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhur se shoferi nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i policisë dhe zjarrfikësit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika