“Vetura bie poshtë për disa metra”, tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë

Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë (fshati Vragoli).

Lajmin për Portalin Dukagjini, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se vetura e përfshirë në aksident me një kamion ka rënë poshtë për disa metra, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Në ora 13:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.

Krasniqi bëri të ditur se njësitet policore janë marrë me aksidentin.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika