Vetura godet një 7-vjeçare në Podujevë, po trajtohet në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas raportit 24-orësh policor, një 7-vjeçare është goditur nga nje veturë, njofton Dukagjini. Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “I dyshuari […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku.
Sipas raportit 24-orësh policor, një 7-vjeçare është goditur nga nje veturë, njofton Dukagjini.
Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thuhet në raport.















