Vetura përfundon në një lokal, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti, i cili ka ndodhur të dielën e 10 korrikut, në Prishtinë. Lajmin për Portali Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident […]
Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti, i cili ka ndodhur të dielën e 10 korrikut, në Prishtinë.
Lajmin për Portali Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadanii” në Prishtinë. Nga informatat e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkaktuar edhe në një lokal skaj rrugës”, ka thënë Borovci.
Ai ka theksuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident.















