Vëzhguesit dhe zyrtarët e zgjedhjeve në Turqi betohen se do ta ruajnë integritetin e votës
Qindra vëzhgues dhe zyrtarë të kutive të votimit janë në detyrë për zgjedhjet në Turqi, raportoi Andrew Wilks i Al Jazeera. Ata e nisën ditën në qendrat e votimit, duke u betuar se do ta ruajnë integritetin e votës. Betimi i recituar nga vëzhguesit dhe zyrtarët është si më poshtë: “Betohem për nderin tim, ndërgjegjen […]
Qindra vëzhgues dhe zyrtarë të kutive të votimit janë në detyrë për zgjedhjet në Turqi, raportoi Andrew Wilks i Al Jazeera.
Ata e nisën ditën në qendrat e votimit, duke u betuar se do ta ruajnë integritetin e votës.
Betimi i recituar nga vëzhguesit dhe zyrtarët është si më poshtë:
“Betohem për nderin tim, ndërgjegjen time dhe të gjitha bindjet e mia se do ta kryej detyrën time sipas ligjit, pa qenë nën asnjë ndikim, pa frikë nga askush, në mënyrë të plotë dhe përcaktimin e vërtetë të rezultateve të zgjedhjeve”.















