“Rënia e Aleksandar Vuçiqit nuk do të nënuptonte fundin e botës serbe”. Këshu ka thënë profesori në Beograd Ivan Videnoviq. Gjatë një intervsite dhënë për media serbe Videnoviq foli edhe për protesatat e me theks atë masive ndaj regjimit të pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit që edhe e dobësuan “fuqinë” mbi të cilën Vuçiq po synonte ta shfaqte në Ballkan, kur dihej se ai është vetëm një piun i presidentit rus Vladimir Putin në lojën e shahut.
“Kufijtë e ‘botës serbe’ janë atje ku mund të shkaktohet ndonjë destabilitet përmes ndikimit nga Beogradi, dhe për momentin shtrihen në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Kosovë. Me rënien e Vuçiqit do të krijohej një shpresë për ngrohje të marrëdhënieve, por nuk jam i sigurt nëse do të braktisej koncepti i mbështetur në postulatet ideologjike të Ćosić-it nga fillimi i viteve nëntëdhjetë. Është e domosdoshme të këputet çdo fije me atë ideologji dhe me ato postulate që sjellin paqëndrueshmëri në rajon. Një pushtet i ri mund ta bëjë këtë, nëse ka një opsion të qartë politik që i kundërvihet iluzioneve ideologjike për ‘botën serbe’që shtrihet në gjysmën e Gadishullit Ballkanik”, tha Videnoviq.
Se Vuçiq është një vegël e Putin e tregon fakti kur intelegjenca rjse akuzoi Serbinë për eksportim të armëve në Ukrainë.
Por hilet e Putinit i shpjegon profesori në universitetin e Beogradit.
“Rusia është e interesuar vetëm për paqëndrueshmërinë në këtë rajon, nuk është në interesin e saj që Kosova të jetë serbe, por që serbët dhe shqiptarët të përplasen përjetësisht se kujt i përket Kosova. Akuza e drejtuar ndaj Vuçiçit është transparente – eksporti i armëve në Ukrainë kontrollohet nga shërbimet tona të inteligjencës, të cilat janë simotra të FSB-së. Është një operacion i llogaritur në të cilin Rusia, duke sulmuar Vuçiçin, përpiqet të rimarrë besueshmërinë e tij tek politikanët perëndimorë. Ai është në Odessa për të rikthyer reputacionin e tij të dëmtuar. Vuçiç është një lojtar rus, dhe karta e tyre e fortë në arritjen e qëllimeve të tyre është minimi i unitetit të BE-së në lidhje me agresionin e tyre kundër Ukrainës. Rusia nuk ka nevojë për Serbinë si pjesë të ‘botës ruse’, por si një faktor përçarës të unitetit në BE”, tha mes tjerash Videnoviq.