(VIDEO) Aktivistët e PSD-së i kërkojnë llogaridhënie Bislimit: Pse nuk po jep dorëheqje siç ke premtuar, a po ju vjen marre që e keni pranuar ‘Zajednicën’
“Në atë moment kur Qeveria e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se “do të krijohet Asociacioni”, qoftë edhe me kompetenca jo ekzekutive, Besnik Bislimi nuk do të jetë në dialog”, kështu kishte deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Kjo deklaratë e Bislimit, është arsyeja pse ai sot nuk mund të bëjë Shopping, lirisht pasi […]
“Në atë moment kur Qeveria e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se “do të krijohet Asociacioni”, qoftë edhe me kompetenca jo ekzekutive, Besnik Bislimi nuk do të jetë në dialog”, kështu kishte deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Kjo deklaratë e Bislimit, është arsyeja pse ai sot nuk mund të bëjë Shopping, lirisht pasi aktivistët nga Partia Socialdemokrate nuk e lënë të qetë të bëjë blerjet që ai dëshiron duke kërkuar llogaridhënieje për atë që kishte deklaruar.
Në një qendër tregtare, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Frashër Krasniqi dëgjohet duke ndjekur Bislimin nëpër qendër tregtare me pyetjet “a po ju vjen marre që e keni pranuar “Zajednicën”.
Më tej ai i ka thënë Bislimit se “A ke premtuar që ki me dhanë dorëheqje nëse bëhët “Zajednica”.
“Pse nuk je duke dhënë dorëheqje?”, kërkon llogaridhënie nga Bislimi aktivisti i PSD-së Krasniqi.
Ndërsa, Bislimi i heshtur vazhdon të mos përgjigjet në pyetjet e aktivisit Krasniqi, dhe duke iu shmangur edhe kamerës.















