(VIDEO) Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendari në Prishtinë
Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese sonte në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë. Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë. Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë […]
Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese sonte në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.
Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.
Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.
Pronari i arrestuar po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove, raporton KP.
Për ta parë momentin e arrestimit kliko linkun Video.
Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë që lidhet me grabitjen në Suharekë















