Spektakli “Prime” i gjysmëfinales së madhe ka nisur me transmetimin e një video materiali të përbërë me pyetje nga ish-konkurrentët e këtij formati televiziv.

“Blerando çfarë loje ke bërë saktësisht deri më sot, a e di? Se edhe ne po dojmë me dit?”, ka qenë një pyetje për Blerandon nga Monika.

“Nëse që nga dita 1, ju do të kishit luajtur duo e jo trio, a do të kishit arritur deri këtu?”, ka qenë një pyetje nga Miss Rose për Adrin dhe Shqipen.