Buci dhe Santiana mbrëmë kanë diskutuar bashkë me njëri-tjetrin larg banorëve të tjerë.

Buci e akuzoi Santianën se prej kur më nuk janë shokë të ngushtë, ajo është duke u afruar me të gjithë banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 2” njëjtë si me të dikur.

“Qasjen qysh e ke me mua ke filluar ta kesh edhe me të tjerët, sidomos me Ardin dhe Mirdonin”, ka thënë Buci.

Kurse, Santiana e mohoi këtë gjë, duke i thënë se nuk është ashtu aspak.

“Nëse do ta dish, ka ditë që unë nuk qëndroj me Ardin, është djalë i mirë, e respektoj shumë dhe i ka mendimet si unë”, ka thënë Santiana./Klankosova.tv