(Video) Distria Krasniqi kualifikohet në çerekfinale

Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Xhudos që po mbahet në Hungari

Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Mastersit që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionia olimpike triumfoi ndaj belges, Amber Ryheul në raundin e dytë.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare do të përballet me gjermanen, Mascha Ballhaus.

Pas pak, Nora Gjakova do të përballet me francezen, Priscilla Gneto në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika