(VIDEO) Dua Lipa dhe aktori Callum Turner “kapen” duke u puthur pas një feste
Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë parë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në një mbledhje festive. Ndërsa asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht statusin e tyre të marrëdhënies, në një video të publikuar u panë “shumë të dashur” dhe la të kuptohet për një romancë të re. Çifti thuhet se janë në lidhje […]
Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë parë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në një mbledhje festive.
Ndërsa asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht statusin e tyre të marrëdhënies, në një video të publikuar u panë “shumë të dashur” dhe la të kuptohet për një romancë të re.
Çifti thuhet se janë në lidhje pasi u panë duke u puthur në një festë në LA pas premierës së shfaqjes së tij “Masters of The Air” të mërkurën mbrëma.
Sipas Page Six, është konfirmuar se superylli i popit Dua Lipa është në lidhje me aktorin britanik Callum Turner, i cili ka dy projekte të mëdha në Hollywood.
Sipas raportimit, pavarësisht se lidhja është në fazat e para, angazhimi i tyre është evident teksa ajo mori pjesë në eventin e tij të rëndësishëm.
“Ajo mori pjesë në premierën për të treguar mbështetjen e saj”.
Dua Lipa pati një lidhje katërvjeçare me modelin dhe shefin e kuzhinës britanike Isaac Crew duke filluar nga viti 2015.
Pas kësaj, përfshirja e saj e fundit romantike e njohur ishte me modelin Anwar Hadid, vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid. Lidhja e tyre thuhet se ka përfunduar në fund të vitit 2021.
Ajo po ashtu ishte së bashku me francezin Romain Gavras, por u ndanë diku në fund të vitit të kaluar, pasi kaluan verën së bashku.















