Një qytetar nga Mitrovica i cili jeton në lagjen të Xhamia Haxhi Veseli në qendër të qytetit ka dërguar disa fotografi dhe video në Portalin Dukagjini edhe sipas tij për shkak të erërave të forta, ka pasur dëme materiale.

Ai ka thënë se në një pjesë e çatise të një Ndërtese të lartë ka rënë në tokë dhe sipas tij rreziku ende mbete prezent pasi ka potencial për të rënë dhe pjesa tjerë.

“Njëra pjesë e çatise ka rënë ndërsa edhe pjesa tjetër ka rrezik që të bie”, i ka thënë një qytetar RTV Dukagjini.

Sipas tij vetëm zjarrfikëset edhe Policia e Kosovës kanë qenë në vende ngjarje por sipas tij, askush nga Komuna e Mitrovicës nuk ka dalë në vendngjarje për t’i parë dëmet materiale të shkaktuar nga erërat e forta.

Ndërsa Portali Dukagjini ka kontaktuar me Arian Tahirin, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës i cili ka thënë se ekipet janë në terren por për shkak se erërat kanë shkaktuar dëme në shumë pjesë të Mitrovicës ende nuk kanë arritur që të intervenojnë në të gjitha lagjet ku ka pasur dëme materiale.