Shumë njerëz kanë vdekur gjatë një sulmi ajror nga Forca e Mbrojtjes e Izraelit   ndaj një kolone civile që po largohej nga Gaza veriore përgjatë një prej rrugëve të evakuimit.

Raportet dolën së pari në mbrëmjen e djeshme për një goditje ndaj një kolone automjetesh që po shkonte drejt Gazës jugore. Video që tregonin masakrën në vendngjarje u shfaqën menjëherë më pas.

BBC Verify ka konfirmuar e ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din; një nga dy rrugët e evakuimit nga veriu i Gazës në jug.

Rruga ishte plot trafik gjatë gjithë ditës dje pasi banorët e Gazës me bazë në veri iu përmbajtën paralajmërimeve izraelite për të liruar zonën.

Të paktën 12 trupa të pajetë janë të dukshëm në pamje, gjë që është shumë grafike për ne për t’u treguar.

Ato janë kryesisht gra dhe fëmijë – disa prej të cilëve duket se janë dy deri në pesë vjeç. Pozicionimi i hijeve në video sugjeron se është filmuar rreth orës 17:30 me kohën lokale.

Shumica shihen të shtrirë në pjesën e pasme të kamionit me shtrat të sheshtë – të tjerët janë të shpërndarë nëpër rrugë. Mjete të tjera të dëmtuara gjithashtu mbushin zonën.

Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 70 persona u vranë në vendngjarje dhe fajëson Izraelin për sulmin.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) thotë se po heton, por tha se armiqtë e saj po përpiqen të parandalojnë largimin e civilëve nga veriu, raporton BBC-ja.

Ndërsa videon e momentit të goditjes nga Forca e Mbrojtjes e Izraelit e ka publikuar dhe gazetari Vudi Xhymshiti në rrjetin social Twitter.

“Sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar banorët e Gazës, të cilët u drejtuan të evakuoheshin në një drejtim të caktuar, duke përfshirë rajonin jugor”, ka shkruar Xhymshiti.

🇮🇱 Israeli airstrikes 🚀 have targeted 🇵🇸 Gazans who were directed to evacuate in a specific direction, including the southern region, resulting in a devastating toll. pic.twitter.com/aVgSZEcw3F

— Vudi Xhymshiti (@VudiXhymshiti) October 14, 2023