(VIDEO) Gashiq: E dimë kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit, kemi foto nga aeroporti i Tiranës kur ka zbritur dhe kur ka hyrë në Prishtinë

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme në Serbi, Bratisllav Gashiq, vrasësi i Oliver Ivanoviqit është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane. Ai ka thënë në Kuvendin e Serbisë se kanë "zbuluar" gjithçka që lidhet me vrasjen e Ivanoviqit  

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Bratisllav Gashiq, në seancën e Kuvendit të Serbisë ka thënë se dihet kush e vrau liderin serb në Kosovës, Oliver Ivanoviq, dhe se autoritetet hetuese të Serbisë kanë “vërtetuar” gjithçka.

“Këta libra janë këtu. Këtu është gjithçka për të cilën kanë punuar shërbimet dhe kanë vërtetuar se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit… Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi. Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe u kemi kërkuar autoriteteve gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve ndodhet aktualisht ai person, të na japin informacion”, ka shtuar tutje ai në seancën e Kuvendit.

“Kemi foto nga aeroporti i Tiranës kur ka zbritur dhe kur ka hyrë në Prishtinë, foto kur ka hyrë në banesë. Kërkesa jonë e vazhdueshme ishte ndaj partnerëve tanë që të na siguronin pamjet e kamerave satelitore. Ata thonë se nuk munden, sepse ishte me mjegull. Na jepni pamjet, bashkohuni me ne në hetimin e gjithë kësaj”, ka thënë tutje Gashiq në fjalën e tij në Kuvendin e Serbisë. Këto komente të tij janë mbuluar live nga Radio Televizioni i Serbisë (RTS), përcjell Dukagjini.com.

Një gjë, e cila është shumë e rëndësishme ka thënë Gashiq është se, askush nga ju nuk u shoqërua me Oliver Ivanoviqin, aq sa bënë Aleksandar Vuçiq dhe Bata Gashiq.

“Askush nga ju nuk u kujdes për familjen aq sa Vuçiq, derisa Oliver Ivanoviç ishte në burg”, ka thënë tutje Gashiq.

Vëllai i Oliver Ivanoviqit, flet pas deklaratës së Gashiqit

Miroslav Ivanoviq, vëllai i të vrarëve Oliver Ivanoviq, ka thënë se  sheh deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislava Gashiq si “justifikim politik” dhe terren për një duel politik.

“Nuk ka nevojë të përdoret ai rast dhe të dhënat nga ai rast, që padyshim nuk janë aq të reja, në atë mënyrë”. Ato datojnë nga disa kohë më parë. Ky rast po përdoret për arsyetime politike apo ryshfet”, ka thënë Ivanoviq.

Ai ka shtuar se është një histori që ka vlerën e vet dramatike dhe dihet se çfarë bëhet në raste të tilla.

“Është interesante që shfaqet në këtë periudhë. Nëse ai informacion është tashmë i disponueshëm, pse nuk është ndarë me familjen apo publikisht, por përdoret në parlament në disa duele politike”, ka thënë  Ivanoviq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika