(VIDEO) Goditet nga vetura një qytetare në vendkalimin për këmbësor në Prishtinë
Një person i gjinisë femërore është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit”. Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se në aksident kanë qenë të përfshirë një […]
Një person i gjinisë femërore është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor në Prishtinë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit”.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Enver Maloku’ Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet”, ka thënë zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.















