(VIDEO) Grabitje e bankomatëve në Ferizaj, të dyshuarit gjuajnë me armë zjarri policinë

Gjatë një grabitjeje në një bankomat në Ferizaj, të dyshuarit kanë hyrë në një konfrontim të armatosur me forcat e policisë, duke përdorur armë zjarri

Ilustrim

Rreth orës 04:50 të së premtes, në rrugën kryesore Ferizaj-Prishtinë, afër një karburanti, ka ndodhur një grabitje me armë, e cila më pas është parandaluar me ndërhyrjen e Policisë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se të dyshuarit kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të  veturës zyrtare të policisë që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, edhe pse vetura zyrtare u dëmtua në masë të madhe, dy policët që ishin brenda saj kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim.

“Patrulla e policisë, me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtien me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të dyshuar si një karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur.

Në veturën e dyshuar kishte dyshime se ishin 4 persona me armë të gjata.

“Ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policorë, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”, ka deklaruar Veseli.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë ndaj kësaj ngjarjeje dhe ka dërguar ekipet e tyre në vendin e ngjarjes për të ndihmuar patrullën e policisë.

Po ashtu, sipas tij, hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika