(VIDEO) IDF-ja del me mesazh urgjent për banorët e Gazës: Largohuni për në Jug
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një mesazh urgjent për banorët e Gazës, duke u bërë thirrje civilëve nga veriu i Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug. “Kjo nuk është thjesht një masë paraprake, kjo është një lutje urgjente,” thuhet në njoftimin e Ushtrisë. Më tej IDF ka pretenduar se ky dëbim […]
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një mesazh urgjent për banorët e Gazës, duke u bërë thirrje civilëve nga veriu i Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug.
“Kjo nuk është thjesht një masë paraprake, kjo është një lutje urgjente,” thuhet në njoftimin e Ushtrisë.
Më tej IDF ka pretenduar se ky dëbim do të jetë i përkohshëm.
“Kthimi në veri të Gazës do të jetë i mundur pasi të përfundojnë armiqësitë intensive. Lëvizni në jug për sigurinë tuaj”, ka përfunduar IDF.
An urgent message for the residents of Gaza: pic.twitter.com/GAW3a7lWt8
— Israel Defense Forces (@IDF) October 28, 2023















