(Video) Kastrati: O la-la çfarë lezeti qeverisjet Albin Kurti-Përparim Rama

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, përmes një videoje të realizuar në njërën nga rrugët më të njohura në kryeqytet, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Ardian Kastrati, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka postuar një video në rrjetin social Facebook, njërën ndër rrugët më të njohura në kryeqytet.

Në këtë video, ku shihen qentë endacakë dhe mbeturinat e shpërndara, Kastrati ka “akuzuar” qeverisjen e Kurtit dhe të kryetarit e Prishtinës, Përparim Rama.

Kastrati ka përmendur sanksionet e BE-së dhe të SHBA-së ndaj Kosovës dhe “fitoret” në Gostivarë e Kumanovë, duke aluduar në mbështetjen e Kurtit për bllokun opozitar shqiptar në Maqedoni të Veriut.

“Ooo la-la çfarë lezeti qeverisjet Albin Kurti –  Përparim Rama,” shkruan Kastrati.

Teksa nuk ka lënë pa e komentuar edhe erën e kanalizimit tek “Rruga B”.

“Shijojeni jetën super-fantastike me 300 milion euro sanksione dhe izolim nga SHBA e BE…..ama me “fitore” nëpër Gostivar, Kumanovë, etj, etj. Mos ta harrojmë erën “super – bombastike”” të kanalizimit që sot ka pushtuar rrugën “B”  si dhe këto pamje të jetës plot me “dinjitet” mes qensh në kryeqytet,” ka shkruar Kastrati.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika