(VIDEO) Kurti publikon klipin e 16-vjetorit të Pavarësisë, s’përfshihen Rugova e Thaçi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka publikuar klipin zyrtar për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka publikuar klipin zyrtar për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Klipi nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe shprehjen e tij “Besa – besë… vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë”.

Po ashtu, në klipin zyrtar është përfshirë edhe periudha e shtëpive-shkolla, bombardimet e NATO-s e protesta studentore të vitit 1997.

Përveç këtyre ngjarjeve, në klip është përfshirë edhe Deklarata e Pavarësisë, Policia e Kosovës, trupat e FSK-së e figura që Kosovën vazhdojnë ta bëjnë krenare, si ajo e Dua Lipës, Rita Orës, futbollistët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Vedat Muriqi.

Në klip nuk kishin si të mungonin edhe xhudistët, Majlina Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, që Kosovën po vazhdojnë ta mbajnë lartë edhe në vendet që s’ia kanë njohur pavarësinë.

Por, ajo që bie në sy është mungesa e presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili e lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika