Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me biznesmenin e njohur amerikan Elon Musk në Romë.

“Me Mister X në Romë”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë në Facebook për takimin me Musk.

Por se çfarë ka biseduar Rama dhe Musk në këtë takim ka mbetur mister.

Ndërsa Elon Musk është një sipërmarrës dhe inxhinier teknologjik amerikan, i njohur për themelimin e kompanive si SpaceX, Tesla, Neuralink dhe The Boring Company.

Ai gjithashtu është një figurë e njohur në industrinë e makinave elektrike dhe eksplorimit hapësinor.